Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Tabaku publikon planin e punës: 25 janar bëjmë prezantimin final

schedule16:02 - 2 Nëntor, 2021

schedule 16:02 - 2 Nëntor, 2021

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për Incineratorët. Debatet kanë filluar për rregulloren ndërsa gjatë mbledhje është zgjedhur Antoneta Dhima sekretare.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku ka publikuar edhe një plan pune të komisioni, ku parashikohet që të mbyllet brenda datës 25 janar të vitit të ardhshëm.

“Kam përgatitur një plan pune, e kam ndarë me anëtarët e Komisionit. Fokusi kryesore tre bashkitë, Tiranës, Elbasanit dhe Fieri, por njëkohësisht edhe punë e dy ministrive atë të mjedisit dhe Energjitikës. Po ashtu edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, dhe rolin që ka pasur kryeministri dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë. Kam propozuar një listë paraprake të hetimit. Komisioni Hetimor gëzon të drejtën të thërras për të dëshmuar çdo person që ka dijeni rreth kësaj. Ky është vetëm një plan paraprak hetimi. Kam propozuar dhe disa afate kohore. Mbledhje dokementacioni brenda datës 15 nëntor. Pyetja e dëshmitarëve brenda datës 15 dhjetor. Prezantimi final brenda datës 25 janar të vitit të ardhshëm.” tha Tabaku. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!