Protestë para parlamentit në Shkup

schedule15:39 - 9 Janar, 2019

schedule 15:39 - 9 Janar, 2019

Protestuesve para ndërtesës së parlamentit në Shkup i janë bashkuar dhe deputetë të opozitës. Ndërkohë pritet të nisë séance ku depuetët maqedonasë do të diskutojnë për propozim-amendamentet, me të cilat duhet edhe të përmbyllet procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimit të Marrëveshjes me Greqinë, për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese me dy të tretat e votave të deputetëve akoma është i paqartë, pasi nuk dihet se a do të mbështetet nga shumica absolute e deputetëve. Gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev realizoi takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, me të cilin diskutuan për procesin e ndryshimeve kushtetuese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!