Ushtria britanike apel për rekrute të rinj, vëmendja te lojtarët e videogame

schedule12:59 - 9 Janar, 2019

schedule 12:59 - 9 Janar, 2019

Lojtarët e videogame  janë tashmë në vëmendjen e ushtrisë britanike. Ata shihen si kandidatët e duhur për të qenë rekrutë të rinj, në një moment kur në vend ka pak kërkesa për t’u bërë pjesë e ushtrisë.

Fenomeni i lojërave në kompjuter, ka prekur dhe ushtrinë britanike. Mes shumë videove të fushatës së re për rekrutime, është realizuar dhe një drejtuar të apasionuarve pas lojërave në kompjuter.

Video në fjalë ka bërë shumë bujë duke ngjallur interesin e lojtërave profesionistë, të cilët janë të bindur se kanë kriteret e duhura për të qenë pjesë e ushtrisë.

Ata shprehen se lojërat kompjuterike po sostifikohen gjithnjë e më shumë duke ndihmuar lojëtarët profesionistë që të kenë mundësi për karriera të ndryshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!