“T’ka mami yll” nis javën me plot emocione, Albi Nako jep lajmin e papritur për konkurentët

schedule19:01 - 1 Nëntor, 2021

schedule 19:01 - 1 Nëntor, 2021

Ka përfunduar me plot emocione mbrëmja e së shtunës në Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Në natën e Halloween është eliminuar Joniana, e cila me lot në sy ka treguar se ishte një vendim që e priste. Madje edhe mamaja e saj e konfirmoi, pasi e bija nuk ka shumë kohë që merret me balet.

Profesor Albi Nako e ka nisur këtë javë duke pyetur fëmijët në palestër se si shkoi nata e madhe e spektaklit. Mirëpo, ai i ka surprizuar fëmijët me një surprizë jo shumë të këndshme, ku katër fëmija do të largohen nga gara dhe do të ketë katër hyrje të reja.

“Do të ketë katër hyrje të reja”, tha Albi, duke i befasuar të gjithë fëmijët. Si pasojë kanë nisur edhe aludimet mes fëmijëve se kush do të eliminohet dhe kush do të qëndrojë. Emocionet janë shtuar edhe më shumë, duke pritur me padurim se çfarë do të ndodhë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!