Manastirliu: Fëmijët do të vaksinohen me Pfizer, infektueshmëria në shkolla s’është e lartë

schedule14:20 - 1 Nëntor, 2021

schedule 14:20 - 1 Nëntor, 2021

Ministrja Ogerta Manastirliu është thirrur për të raportua mbi situatën e pandemisë, në Komisionin e Shëndetësisë. Ministrja ritheksoi se për të vaksinuar fëmijët do të përdoret Pfizer, ashtu sikurse rekomandojnë rregullatorët.

Lidhur me situatën në shkolla, Manastirliu tha se infektueshmëria nuk ka qenë e lartë, për shkak se mësuesit janë të vaksinuar.

“Në Shqipëri kanë mbërritur 235 mijë vaksina anti-grip që janë të shpërndara në të gjitha qendrat shëndetësore. E përfitojnë falas të gjithë të moshuarit me sëmundje kronike dhe gratë shtatzënë.

Me rekomandimin e komitetit në udhëzimin që tashmë është shpërndarë, për sa i përket vaksinimit të fëmijëve do të jetë vaksina Pfizer.

Për sa i përket testimit. Ashtu sikurse iu kemi informuar, që në fillim të pandemisë, fokusi ynë ka qenë një strategji që bazohet në çdo shkollë. Në krahasim edhe me periudhën e mëparshme ka një ulje të incidencës për s ai përket rasteve te mësuesit dhe nxënësve.

Infektimet te mësuesit dhe nxënësit, në këto 4 javë, pritshmëria jonë ka qenë kjo që po ndodh, pra të mos kemi një rritje të lartë. Mësuesit janë të vaksinuar, sigurisht që edhe infektueshmëria nuk do të jetë në kurbë të lartë,” tha ministrja. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!