Rezultati i LSDM-së në zgjedhjet lokale, Zaev jep dorëheqjen

schedule22:31 - 31 Tetor, 2021

schedule 22:31 - 31 Tetor, 2021

Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen. Në daljen e parë pas zgjedhjeve lokale në vend, të cilat i vlerësoi si humbje të madhe, Zaev njoftoi se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së.

“Jap dorëheqjen nga pozita e kryeministrit dhe nga posti i kryetarit të LSDM-së”, tha Zaev duke shtuar se ai personalisht merr përgjegjësi për humbjen në zgjedhje.

Zaev falënderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Sipas tij, në qeverisjen e tyre kanë anëtarësuar Maqedoninë e Veriut dhe kanë përbashkuar popullin në vend, “ndërsa fitues në disa komuna janë njerëz që kanë marrë pjesë në ngjarjet e 27 prillit.”

Kujtojmë se partia opozitare, VMRO-DPMNE shpalli fitoren në shumicën e komunave në balotazhin për zgjedhjet lokale që u mbajt të dielën në Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al/