Rroskovec, aty ku mbillet po nuk vilet, eksperimenti me domaten që rrënoi fermerët

schedule18:40 - 31 Tetor, 2021

schedule 18:40 - 31 Tetor, 2021

Qazim Aluni nuk e mbolli serën këtë sezon por edhe nëse do ta bënte njësoj do ishte. Bashkëfshatarët e tij në Velmish ashtu si në fshatra të tjerë të Rroskovecit mbollën fidanin premtues të quajtur “ozgan” por në fund e hodhën pasi fruti doli i kalbur dhe i prishur.

“Kisha një parandjenjë ndaj nuk e mbolla, se vjet mbolla një fidan që më ndoti tokën dhe duhej ta lija bosh që të pastrohej.”

Fermerët që “guxuan” dolën të humbur dhe tani nuk dinë kujt t’i kërkojnë llogari.

Shteti që nuk ndërhyn në treg dhe mungesa e kontrollit janë për specialistin Adrian Rama dy gjëra të ndryshme. Sipas tij farërat dhe fidanët duhen testuar përpara kultivimit Për fermerët është e thjeshte, mbille, provoje dhe më pas investo. Nuk ka provë më të mirë se sa fidani që prodhon vetë thotë një tregtar i vogël fidanësh në Fier.

Qindra fermerë në Rroskovec kanë humbur investimet e një viti pas dështimit të fidanëve me perime kryesisht domate. Vetëvrasja e një 40-vjeçari në Suk një muaj më parë shkaktoi indinjatë te fermerët e tjerë të cilët nisën protestat.

Deri tani asnjë autoritet shtetëror nuk ka dhënë sqarime për atë se çfarë ka ndodhur me fidanët e perimeve që çuan fermerët në rrënim të plotë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!