Tottenham nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe pas humbjes 3-0 kundër Manchester United, po përflitet nëpër media për një largim të mundshëm të trajnerit aktual, Nuno Espirito Santo.
Sipas “ TuttoMercatoWeb”, klubi anglez po punon për gjetjen e një zëvendësuesi që të marrë drejtimin e Tottenham.
Sipas asaj që raportohet në media pranë kalimit tek Tottenham është tekniku italian Antonio Conte.
Ish-trajneri i Interit dhe Juventusit ndodhet pa klub që nga maji i vitit të kaluar kur u largua nga ekipi i Interit, i cili i shpalli kampion pas 11 vitesh “zikaltërtit”. /f.a/abcnews.al

