Paolo Dybala ka folur pas ndeshjes së sotme ku mbetet për tu harruar nga bardhezijntë.
“Verona ishte përgatitur shumë mirë , gjetën dy gola të shpejtë dhe u treguan më të zgjuar se ne.
Pas dy golave ne duhet të jepnim maksimumin gjë për të cilën nuk e bëmë.
Për të veshur fanellën e Juventus-it, duhet ta bësh me respekt dhe të japësh maksimumin.
Është një ekip që ka histori të madhe dhe ne të gjithë duhet ta respektojmë.
Duhet të ulim kokën tani duke pranuar humbjen dhe të mendojmë me qetësi se duhet të punojmë në grup dhe të japim maksimumin .”
Këto ishin fjalët e një lideri të vërtetë nga argjentinasi ./abcnews.al