Historia e Rejanës në Dance Reality Show “T’ka mami yll” i ka emocionuar të gjithë disa javë më parë.
Ajo është e vetmja konkurrente që nuk e kishte të ëmën si shoqëruese, pasi e ëma jetonte në Itali dhe vogëlushja për të ndjekur ëndrrën e saj ishte e detyruar të jetonte në Tiranë.
Rejanën në çdo moment e shoqëronte tezja e saj, e cila ishte përkujdesur për të që në momentin që lindi.
Mirëpo, mbrëmjen e sotme, mamaja e ka surprizuar Rejanën, përmes një video-mesazhi nga Italia, duke i kujtuar disa nga momentet e tyre më të bukura dhe duke e këshilluar të qëndrojë e fortë.
Pas surprizës të gjithë kanë shpërthyer në lot, nga vogëlushja, konkurrentët e tjerë me mamatë përkatëse dhe deri te anëtarët e jurisë.
Ndërkohë, Rejana i ka premtuar të ëmës nga ekrani se ajo do të qëndrojë e fortë dhe do t’ia dalë të çojë ëndrrën e saj deri në fund.l.k/abcnews.al