Bayern Munich dhe Union Berlin janë ndeshur ditën e sotme në kuadër të javës së 10 të Bundesligës.
Takimi u mbyll me shifrat 2-5 në favor të “bavarezëve” që vazhdojnë të dëshmojnë se kjo skuadër funksionin si “makineri”.
Ndeshja u zhbllokua nga sulmuesi kryesor e Bayernit, Leva, në minutën e 15, por nuk do të vononte shumë dhe polaku do të dyfishtë rezultatin në të 23’.
Miqtë nuk do ta linin me keq pjesën e parë, pasi goli i tretë do të vinte nga anësori Sane në minutën e 35’.
Vendasit do të ngjallnin shpresat me një gol të Giesselmann në minutën e 43, gol që do të vendoste rezultatin e 45 minutave të para në 1-3.
Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm, Bayerni zotëron fushën dhe shënon golin e 4 në minutën e 61 me Coman dhe vetëm 4 minuta më vonë vendasit do të dërgojnë në -2 disavantazhin pasi do të shënojnë me Ryerson.
Dhjetë minuta nga fundi “bavarezët” shënojnë edhe golin e pestë me Muller për të vulosur gjithçka në këtë ndeshje.
Pas kësaj fitoreje Bayerni mban vendin e parë me 25 pikë, një më shumë se ndjekësit e Dortmund që po ashtu triumfuan përballë Koln. r.t/abcnews.al