Njeriu gjithmonë dëshiron atë që nuk mund ta ketë. Por kur faqja e njohur, Lonely Planet i jep titullin “qyteti më i mirë për t’u vizituar” një qyteti që askush nuk mund ta vizitojë, është një moment që kap në mënyrë të përsosur epokën absurde që jetojmë në pandemi.
Sipas Lonely Planet, Zelanda e Re është qyteti më i mirë për t’u vizituar.
“(Auckland) është si një planet i vetmuar në bllokimin e nivelit 3. Ndoshta do të thotë se pjesa tjetër e botës është në një situatë vërtet të keqe,” shkroi një banor në rrjetet sociale.

Sigurisht, ka një shpjegim: Lonely Planet ka zgjedhur qytetet më të mira për t’u vizituar në vitin 2022, ndaj është e sigurt që diku në vitin e ardhshëm, Auckland (si shumica e destinacioneve në botë) do të jetë i hapur për vizitorët.
Sidoqoftë, për momentin, restorantet, dyqanet dhe kafenetë në Auckland janë të mbyllura dhe tubimet janë të ndaluara brenda. Hyrja në qytet është e ndaluar edhe për vizitorët nga pjesë të tjera të Zelandës së Re.

Sa për turistët që do të donin të vizitonin vendin, me siguri do të duhet të presin edhe disa muaj. Për momentin, Zelanda e Re është e hapur vetëm për qytetarët, banorët e përhershëm dhe mbajtësit e vizave speciale për punëtorët që konsiderohen të nevojshëm. Por edhe ata duhet të izolohen në ambiente të veçanta karantine, ku lista e pritjes i kalon 30 mijë persona.
Kjo do të thotë se shumë Zelandazë janë të bllokuar jashtë vendit dhe nuk mund të kthehen në vendin e tyre, kështu që edhe kur kushtet e hyrjes përmirësohen, këta njerëz do të kenë përparësi mbi turistët./abcnews.al

