Hagë, fillon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

schedule15:32 - 29 Tetor, 2021

schedule 15:32 - 29 Tetor, 2021

Në Hagë këtë të premte ka nisur seanca për ecurinë e çështjes në Dhomat e Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se të pandehurit po e ndjekin seancën përmes video-lidhjes, derisa prezentë në sallën e Gjykatës Speciale janë avokatët dhe përfaqësuesit e të akuzuarve.

Ndërkohë kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte.

Gjykatës i Procedurës Paraprake, Nicolas Giju, ka njoftuar se në këtë seancë do të shqyrtohet çështja dhe gjendja e hetimeve nga ZPS-ja dhe mbrojtja, si dhe nxjerrja e materialeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!