Patriot Beqaraj dhe Adriatik Velaj
Këta që shikoni në foto janë dy nga zyrtarët e përfshirë në tenderin abuzin të zbuluar nga hetimet e SPAK në Bashkinë e Durrësit.
Patriot Beqaraj, i cili ka qenë më herët ish-Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, gjatë procesit të tenderimit ishte anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe dyshohet se ka favorizuar dy kompani për shpalljen e fituesit.
Lexo edhe: Abuzim me tenderin 7 mln lekë në Bashkinë e Durrësit, 8 të arrestuar, 6 prej tyre zyrtarë
Ndërsa Adriatik Velaj, drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri Durrës ishte anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit.
Në shpalljen e fituesit ai ka kërkuar skualifimin e kandidatëve të tjerë në garë me pretendimin se kishin oferta më të larta dhe nuk kishin mjetet e duhura për përfitimin e tenderit për autoshkallës për mjetet zjarrfikëse. m.v/Abcnews.al