Xavi flet për herë të parë për fjalët që e lidhin me stolin e Barcelonës

schedule19:19 - 28 Tetor, 2021

schedule 19:19 - 28 Tetor, 2021

Xavi, ka qenë i lidhur me stolin e Barcelonës, por ai nuk mund të largohet nga Al Saad para 3 nëntorit.

Xavi Hernandez u takua me drejtuesit e klubit të tij për tua njoftuar dëshirën e tij për të shkuar në Barcelonë.

Takimi shkoi mirë dhe Al Sadd duket i gatshëm ta lërë të largohej, ndërsa klauzola e tij do të duhej të negociohej, por kjo nuk është problem.

Ndërkohë, Xavi mbajti një konferencë për shtyp para ndeshjes së tij të radhës me Al Sadd.

Ata e pyetën për mundësinë për të shkuar te Barcelona, ​​por ish-lojtari i Barçës nuk u përgjigj direkt.

“Jam shumë i fokusuar në punën time me Al Sadd dhe nuk dua të flas për asgjë tjetër”, ka thënë ai. /abcnews.al/