Presidenti amerikan Donald Tramp nuk heq dorë nga ndërtimi i murit në kufirin me Meksikën. Fondi mbi 5 miliardë dollarë për këtë mur, i kërkuar nga Trump, ka mbyllur rreth 1/4 e operacioneve qeveritare prej më shumë se 2 javësh.
“Duhet të ndërtojmë murin, i cili mund të jetë dhe çeliku, është çështje e sigurisë për vendin tonë. Nuk kemi zgjidhje tjetër”. Deklarata u bë nga presidenti amerikan Donald Tramp i cili këmbënguli në kërkesën e tij për miliona dollarë që duhen për financimin e ndërtimit të një muri – barrierë në kufi me Meksikën. Çështja në fjalë është dhe qendra e shutdaun, paralizimit të aktiviteteve federale.
Me anë të një mesazhi në Tuiter Tramo shpjegoi se po planifikohet ndërtimi i një muri prej çeliku që do të jetë më i fortë dhe nuk do të zërë shumë vend, një zgjedhje e mirë “made in USA”, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë. Tramp ndër të tjera konfirmoi takimin e zv/Presidentit Majk Pens dhe liderëve demokratë në Kongres Nensi Pelozi dhe Çak Shumer.
Presidenti amerikan theksoi se shumë punëtorë të cilët po vuajnë pasojat e Shutdaun, e mbështesin. Ai tha se mund të shpallë dhe gjendjen e emergjencës kombëtare për të marrë fondet që i duhen, në një kohë që paralizimi i aktiviteteve federale ka hyrë në javën e tretë.
Përsa i përket situatës në Siri Tramp u shpreh se ushtarët amerikanë do të largohen shumë shpejt nga vendi. “ISIS u mund” – shtoi Tramp, dhe Irani, Rusia dhe Turqia e urrejnë ISIS më shumë se ne, dhe mund të luftojnë vetë me të./abcnews.al