Efektet e grushtit të shtetit ushtarak në Sudan , i cili rrëzoi qeverinë tranzitore të vendit afrikan, po bëhen gradualisht të dukshme. Banka Botërore ka pezulluar ndihmën për vendin.
“Jam shumë i shqetësuar për ngjarjet e fundit në Sudan dhe kam frikë nga ndikimi dramatik që mund të ketë në rimëkëmbjen dhe zhvillimin social dhe ekonomik të vendit,” vuri në dukje presidenti i Bankës Botërore, David Malpas.
Qeveria amerikane ka njoftuar tashmë se ka pezulluar 700 milionë dollarë ndihmë financiare për Sudanin dhe po shqyrton vendosjen e sanksioneve. Nga ana tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se po monitoron nga afër zhvillimet në Sudan.
Megjithatë, një zëdhënëse e FMN- së tha se është ende herët për të kuptuar “ndikimin” që do të kishte grushti ushtarak në marrëdhëniet e Sudanit me institucionin financiar të Uashingtonit. Të dy institucionet, megjithatë, pezulluan bashkëpunimin e tyre me Mianmarin pas grushtit të shtetit ushtarak të 1 shkurtit dhe me Afganistanin pasi talibanët morën pushtetin më 15 gusht./abcnews.al