Samanta Karavella është një ndër personazhet më të dashur të ekranit. Kohët e fundit, Samanta ka qenë aktive në muzikë dhe këngët më të fundit të këngëtares, mbajnë titullin “Mala” dhe “Emnin tem”, të publikuara muaj më parë.
Mirëpo, ajo ka zbuluar se gjatë kësaj kohe ka qenë duke punuar për një projekt madhor. Me anë të një postimi në llogarinë e saj, ajo zbuloi se në 2022 do të publikojë edhe albumin e saj të ri me titull “Mama”.
Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me albumin por bëri me dije se ditën e stome do të publikojë këngën e re, të shoqëruar me klip.
/abcnews.al