Katër policë pakistanezë u vranë dhe qindra u plagosën kur mbështetësit e armatosur të një organizate të ndaluar islamike u përleshën me forcat e sigurisë gjatë një proteste pranë Lahores, u bë e ditur nga burime zyrtare.
Përleshjet midis policisë dhe mbështetësve të grupit Tehrik-e-Labaik Pakistan (TLP) filluan në një autostradë Seihupura jashtë Lahores, ndërsa protestuesit përgatiteshin të marshonin drejt kryeqytetit Islamabad, tha një zëdhënës i policisë.
Sipas policisë, persona të armatosur me pistoleta dhe automatikë AK-47, qëlluan kundër forcave të sigurisë që kishin marrë përsipër të kontrollonin protestuesit.
Rao Sardar Ali Khan, inspektori i përgjithshëm i policisë në Punjab, tha se katër oficerë policie ishin vrarë dhe të paktën 263 u plagosën. Zyrtarët e TLP thanë se shumë nga anëtarët e saj ishin vrarë ose plagosur gjithashtu. g.v/abcnews.al