Rikthehet makthi i terrorizmit në Paris. Trafiku hekurudhor u ndërpre, ndërsa stacioni Gare du Nord është evakuuar pas një alarmi për bombë.
Mediat vendase raportojnë se policia u kërkoi të gjithëve të largoheshin nga stacioni i trenit që lidh veriun e vendit me kryeqytetin francez dhe bllokoi të gjitha autokolonat për kontrolle.
NOW – Gare du Nord railway station in #Paris evacuated after a bomb threat. Traffic to and from the station is interrupted.pic.twitter.com/x64TWHr4pj
— Disclose.tv (@disclosetv) October 27, 2021
Gazetari i Reuters, Kevin Coombs, treni i të cilit për në Londër u vonua për shkak të alarmit të sigurisë, tha se qindra njerëz po prisnin jashtë stacionit dhe se të paktën një qen policie kishte hyrë në stacion. g.v/abcnews.al

