Lidhën familjen në karrige dhe u morën 20 mln lekë, policia gjen automatikun e autorëve

schedule10:34 - 27 Tetor, 2021

schedule 10:34 - 27 Tetor, 2021

Një javë pas grabitjes në banesën e noterit Thoma Kaçi në Sarandë, policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit tip automatik që është përdorur nga autorët. Arma është dërguar dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, me qëllim identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes.

Tashmë policia e Sarandës nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për kapjen e grabitësve që terrorizuan familjen Kaçi. Materialet në lidhje me armën e sekuestruar janë referuar pranë dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, me qëllim identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 20 tetorit në momentin kur Kaçi po dilte me gruan dhe djalin nga banesa e tyre në mëngjes. Në atë moment ata dëgjuan derën të hapej nga dy grabitësit e maskuar dhe të armatosur. Nën kërcënimin e armës ata i detyruan të futen sërish brenda duke i lidhur në karrige dhe më pas u bënë presion për t’u treguar se ku i fshihnin paratë.

Pas kërcënimeve të vazhdueshme Kaçi u tregoi se ku ndodheshin paratë. Ata morën 20 mln lekë të vjetra në banesë dhe më pas u larguan. Kryefamiljari arriti të telefonojë policinë dhe ishte ajo që i liroi nga karrigia me të mbërritur në banesë. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!