11 viktima dhe 13 të plagosur nga një sulm i ISIS në Irak

schedule08:45 - 27 Tetor, 2021

schedule 08:45 - 27 Tetor, 2021

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në Irak, në një sulm që i atribuohet xhihadistëve të Shtetit Islamik (IS), sipas burimeve zyrtare. Sulmi ndodhi pak pas mesditës në fshatin al-Rasad në provincën Diyala, duke lënë “11 të vdekur dhe 13 të plagosur”.

Sipas burimeve, në mesin e viktimave janë shumë anëtarë të forcave të sigurisë. Policia tha se disa  persona të armatosur përdorën automjete dhe armë automatike në sulmin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!