Sarri: Luis Alberto? Mbetet një lojtar i rëndësishëm, shpresoj të japim 100% ndaj Fiorentinës

schedule16:01 - 26 Tetor, 2021

schedule 16:01 - 26 Tetor, 2021

Trajneri i Lacios, Mauricio Sarri foli në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Fiorentinën, ditën e nesërme.

Pas humbjes turpëruese ndaj Veronës në ndeshjen e kaluar me rezultatin 4-0, Sarri kërkon përqendrim maksimal në sfidën e ardhshme, dhe kërkon nga djemtë e tij që të jepet 100%, për të kërkuar pikët e kthesës. Gjithashtu tekniku italian foli edhe për gjendjen e skuadrës para ndeshjes me Fiorentinën.

“Shpresojmë të jemi gati për të filluar sërish, të shohim përgjigjet. Ne e dimë se çfarë ndeshje të luajmë, të shohim nëse skuadra është gati, por mendoj se po duke parë qëndrimin e këtyre ditëve. Fiorentina është e fortë, këtë vit luan ndryshe nga e kaluara. Ata shprehen mirë, po flasim për një ekip në rritje të madhe që mund të ketë një të ardhme të rëndësishme. Lojtarët e rëndësishëm mund të vendosin rezultatin. Immobile ka vite që shënon me një vazhdimësi mbresëlënëse, Vlahovic po bën mirë dhe sigurisht shumë do të varet prej tyre.

Momenti është për reflektim. Këto situata ndodhin pothuajse gjithmonë me ekipet e nivelit të dytë. Kjo duhet të na shtyjë të mendojmë dhe të korrigjojmë, do të thotë se ka diçka që nuk shkon me qasjet në formacionin bazë. Duke parë të dhënat, nuk ka shumë ndryshim midis ndeshjeve të para dhe atyre tani, ndoshta ekziston një zakon që të mos e mbajmë energjinë negative për një kohë të gjatë. Duhet të punojmë për këtë . Luis Alberto? Ne luajtëm 12 ndeshje, ai luajti 8 si titullar dhe 4 luajti të paktën 40′. Ai po luan, por në disa momente nevojat e individit nuk korrespondojnë me ato të ekipit. Shpresojmë të zgjidhim të gjitha problemet, ai mbetet një lojtar i rëndësishëm. Kërkoj nga lojtarët të japin 100% nga vetja e tyre se vetëm kështu mund të arrijmë rezultate pozitive”, deklaroi trajneri Sarri. /f.a/abcnews.al