Industria e arit të zi duket se është në rrezik, Shefi i Aramcos ka paralajmëruar se viti 2022 do të jetë një krizë për këtë industri nëse nuk do të merren masat e nevojshme.
Mediat e huaja bëjnë me dije se përmes një deklarate Saudi Aramco, ka bërë me dije se kapaciteti i prodhimit të naftës në botë po bie me shpejtësi dhe ka bërë thirrje thirrje kompanive të investojnë më shumë në prodhimin e “arit të zi”.
Shefi ekzekutiv i Aramco, Amin Nasser ka deklaruar se është shqetësim i madh dhe kapaciteti i tepërt i rezervave të naftës po tkurret.
Ndër të tjera, Nasser shprehu frikë pasi çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur me 70% këtë vit në rreth 85 dollarë për fuçi.
Vendet me konsum të lartë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Indinë, u kanë kërkuar tashmë prodhuesve të pompojnë më shumë naftë.
Ndërkohë për shkak të kësaj krize, mungesa e furnizimit në tregjet e naftës mund të përkeqësohet në 2022 nga subvencionet e pandemisë së Covid dhe nëse sërish shumë persona vijojnë të lëvizin nga ajri./abcnews.al

