Në moshën 34-vjeçare, Leo Messi është favoriti i madh për fitimin e Topit të 7-të të Artë.
Edhe pse po has vështirësi me PSG sidomos në Ligue 1, sezoni i tij i fundit ishte magjik në Barcelonë dhe sipas Bleacher Sport, ai është dominuesi për të marrë çmimin më 29 nëntor.
Faqja prestigjoze ka shpërndarë në Twitter një foto me shanset e kandidatëve për fitimin e Topit të Artë, ku argjentinasi shfaqet si favoriti nr.1.
Në vendin e dytë është Lewandowski, i treti është Jonginho dhe më pas Salah dhe Kante. Shumë më poshtë janë Benzema,Ronaldo, De Bryune e në fund Mbappe. r.t/abcnews.al
Lionel Messi leads the way in the Ballon d’Or race ✨ pic.twitter.com/k4gx83yPZ8
— B/R Football (@brfootball) October 25, 2021