Këtë të premte është bërë e mundur gjetja e trupit të peshkatarit të mbytur në Pogradec. Policia ka njoftuar se dallgët e forta nxorrën trupin e 53-vjeçarit në bregun e liqenit. Gëzim Seitllari rezultonte i humbur që prej 31 Dhjetorit. Familjarët e tij thanë që ai ishte nisur për peshkim në liqenin e Pogradecit, por që prej asaj dite nuk dëgjuan më prej tij.
Kërkimet për gjetjen e 53-vjeçarit nga Memelishti nisën të martën e 1 Janarit, ku në ndihmë të policisë lokale shkuan edhe polumbarë të RENEA-s. Mirëpo prej motit të keq ata nuk mundën të futeshin në ujërat e liqenit për shkak të rënies së temperaturave nën 0 gradë. Kërkimet vazhduan me varka, por vetëm dallgët e forta ishin ato që bënë që trupi i pajetë i Seitllarit të dilte në breg./abcnews.al