Një palë këpucë të veshura nga ylli amerikan i basketbollit Michael Jordan kanë dalë në ankand. Ato janë shitur për një çmim rekord prej 1.47 milionë dollarë.
Jordan i përdori këpucët e kuqe dhe të bardha, Nike Air Ships, gjatë sezonit të tij të parë me Chicago Bulls në vitin 1984.
Ky ishte viti kur ai dhe Nike filluan bashkëpunimin e tyre për të krijuar markën e tij të firmës së rrobave dhe këpucëve./abcnews.al