Administratori i OSHEE, Ardian Çela ka deklaruar në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm se kanë dështuar në mbledhjen e borxhit publik në kompanitë e ujësjellësve. Çela deklaroi se OSHEE ka marrë disa veprime ndaj tyre duke i bllokuar edhe llogaritë bankare.
“Sa i përket kompanive të ujësjellësit, Operatori i Shpërndarjes ka marrë disa veprime duke i bllokuar edhe llogaritë bankare. Tek ujësjellësit nuk kemi arritur të mbledhim borxhin. Pjesa tjetër ka qenë më mirë.
Pushteti vendor ka reaguar. Pagesa me këste nuk e ndalon kamat vonesën për shkak të ligjit të tatimeve. Te Ujësjellësit kemi dështuar. Shpresojmë që me reformën e re për këto kompani të ketë një ndryshim”, u shpreh ai.
Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja theksoi se janë 37 ujësjellës që varen na bashkitë që nuk e shënojnë fare energjinë në pasqyrën e kostove të tyre.
“Nuk kemi ushtruar presion përmes tarifës. Paguajnë me çmim të ulët. 37 ujësjellës që varen nga bashkitë nuk e kanë fare energjinë në pasqyrën e kosotës së tyre sepse janë me idenë nga e jep shteti. 57 janë gjithsej. Ka qenë rreth 12 mld lekë në vitin 2017”, deklaroi Bejtja. m.v/Abcnews.al