Banesa e biznesmenit Nazmi Çangu ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit. Policia bën me dije se persona të paidentifikuar ende janë futur në banesën e Çangut, ku përmes dhunës kanë vjedhur një shumë parash.
Tashmë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe prangosjen e autorëve të grabitjes.
“Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia. m.v/Abcnews.al