Derbi Tirana-Partizani, Belica: Do të “falja” golin, për të marrë fitoren

schedule11:51 - 24 Tetor, 2021

schedule 11:51 - 24 Tetor, 2021

Në konferencë së bashku me trajnerin Ilir Daja ishtë edhe zëvendës kapiteni i Partizanit, Egzon Belica.

Derbi? E kemi vlerësuar aq sa duhet. Një derbi i fituar ndikon shumë mirë për të gjithë, por nga ana 3 pikë na jep. Kam luajtur edhe derbi të tjerë, është një ndeshje si të tjerat. Shpresoj të bëjmë kthesën, një fitore në ndaj Tiranës do ti bënte mirë ekipit dhe lojtarëve.

Keni presion? Presioni është gjithmonë aty, edhe pse s’kemi fituar nuk kemi vuajtur kundër asnjë ekipi. Jam i sigurtë se fitorja do të vijë shumë shpejt. Nuk bëj parashikime do të bëja gjithçka të fitoja ndeshjen.

Çfarë iu ke këshilluar lojtarëve të rinj për këtë ndeshje? Ne si lojtarë më të vjetër i kemi këshilluar lojtarët e rinj, që duan kohen e vet dhe shpresoj se do të rriten dhe përmirësohen.

Sërish gol në derbi? Nuk ka problem nëse nuk shënoj, do të “falja” golin, për të marrë fitoren”. /f.a/abcnews.al