Kryeministri Edi Rama ditën e sotme i mblodhi dhe u bëri një “dush të ftohtë” kryetarëve të bashkive në lidhje me pastrimin e territorit nga plehrat.
Kreu i qeverisë u vendosi ultimatum dhe i paralajmëroi se nëse nuk reagojnë do të shkojë deri aty sa qeveria të marrë administrim e bashkive dhe kryetari të përfundojë në prokurori.
Ndërkohë pas mbledhjes së sotme ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro njoftoi se qeveria në buxhetin e 2022-it do të caktojë një fond të veçantë për çështjen e pastrimit të mbeturinave në territor me fokus bashkitë e qyteteve bregdetare.
Lexo edhe: Rama ultimatum kryebashkiakëve: Gjeni zgjidhje të menjëhershme me plehrat, ndryshe do përgjigjeni
“Kërkesa dhe detyrimi që ne kemi që kjo cështje të jetë prioritet do të jetë e harmonizuar me buxhetin e qeverisë, ku do të ketë një fond rezervë të dedikuar për mbetjet që do të ecë me performacën e bashkive, me prioritet ato të bregdetit.
Pra kemi dy instrumente, me ndërhyrje të drejtpërdrejta, por edhe me një fond rezervë të dedikuar për këtë gjë. Në përgatitje të sezonit do të kemi një projekt të ri për rikualifikim të të gjitha pikave hyrëse në kufijtë e Shqipërisë, por edhe porta që i përcjellim ata.
Prioriteti i bregdetit dhe turizmin gjetën pasqyrimin në buxhetin e vitit 2022” tha Kumbaro./ db/Abcnews.al