Zbardhet dëshmia tronditëse për vrasjen në Bulqizë

schedule16:39 - 31 Dhjetor, 2018

schedule 16:39 - 31 Dhjetor, 2018

Policia e Bulqizës ka marrë dëshminë e autorit që vrau dhëndrin e tij pas një konflikti masiv. Baftjar Cidhnaku vjehrri viktimës ka thënë se kishte frikë se do t’i vriste të gjithë pjestarët e familjes, përfshi dhe fëmijët.

“Pata frikë se do të vriste të gjithë pjestarët e familjes, edhe fëmijët e tij që ndodheshin në shtëpi”. Kjo është dëshmia tronditëse e autorit të vrasjes së Adriatik Jellës, njeriu që fillimisht i preu veshët me thikë kunatit, e më pas shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe goditi me thikë dy persona të tjerë, vjehrrin e tij dhe baxhanakun. I plagosuri Baftjar Cidhnaku ka treguar se ndjehej i kërcënuar dhe i tmerruar nga ish-dhëndri i tij i cili sipas tij do të sulmonte gra, burra e fëmijë. 68- vjeçari Veli Çidhnoku  është arrestuar për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim, pasi është i dyshuar si autor i krimit ku mbeti i vdekur ish-dhëndri i tij, Adriatik Jella. Vetë 68- vjeçari Cidhnaku ka pranuar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se është ai autori i vrasjes. Të dyshuar për ngjarjen janë edhe miku i familjes, Flamur Delishi (i cili mbeti i plagosur) dhe Gani Cidhnoku. Ndërkohë ngjarja i ka kaluar Krimeve të Rënda në Tiranë, kurse familja e Cidhnakut është marrë në ruajtje nga policia, për shkak të frikës nga hakmarrja. Shkaku i ngjarjes, ishte largimi nga shtëpia e gruas së Jellës bashkë me dy fëmijët, fakt të cilin viktima nuk po e pranonte. Për këtë ai akuzoi familjen e saj, të cilën edhe e sulmoi me thika. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!