Rama paralajmëron sanksione për kryetarët: Ju marrim bashkinë dhe shkoni në prokurori

schedule12:55 - 22 Tetor, 2021

schedule 12:55 - 22 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sanksione për bashkitë që nuk pastrojnë plehrat. Në mbledhjen me kryebashkiakët, Rama tha se do të shkojnë deri aty sa atë marrin nën administrim bashkinë dhe kryetari të përfundojë në prokurori.

“Ne do të ecim edhe me sanksione që do të shkojë  deri në marrjen në administrim të bashkive, me çuarjen e kryetarit në prokurori. ky do të jetë fundi i rrugëtimit të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partnerët e duhur në territor që do ta bëjnë natën ditë që të garantojnë që në sezonin e ardhshëm Shqipëria të jetë shembull i pastërtisë. Nuk i kushtin asgjë askujt”, tha Rama.

Lexo edhe: Rama bën për “ujë të ftohtë” kryebashkiakët: Asnjë buxhet nuk do të kalojë nëse nuk parashikohet pastrimi

Kreu i qeverisë u tërhoqi vëmendjen kryebashkiakëve për vendgrumbullimet e paligjshme të mbetjeve, ndërsa tha se qeveria do të ndërhyjë në buxhet. Sipas kryeministrit, nuk do të miratohet buxhet nëse në të nuk parashikohet pastrimi.

Ndër bashkitë më të kritikuara nga Rama është Himara dhe kampione Lezha. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!