Vjeshta rikthen breshkën e rrallë në brigjet e Orikumit

schedule10:52 - 22 Tetor, 2021

schedule 10:52 - 22 Tetor, 2021

Breshka e llojit Kareta Kareta është rikthyer në brigjet e Orikumit. Stina e vjeshtës dhe temperaturat e ulëta në shtete të tjera ku këto breshka kanë habitatin i bën që në këtë periudhë të vitit të kthehen në brigjet e Vlorës.

Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatararëve ditën e djeshme dhe ka një peshë prej 23 kg. Momentalisht ajo po mbahet në qendrën e peshkimit Orikum ku po kujdesen specialistët për shëndetin e saj dhe më pas për arsye studimore do të niset për në Turqi. /abcnews.al/