Kim Kardashian dhe Kanye West mund të divorcohen, por dyshja po komunikojnë më mirë falë mamasë së Kim, Kris Jenner. Nëna e katër fëmijëve paraqiti kërkesën për divorc në fillim të vitit, por dyshja kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe. Madje Kim ndihmoi reperin, tani i njohur ligjërisht si Ye, në promovimin e albumit të tij, Donda.
Ylli televiziv dhe ikona muzikore u martuan në 2014 dhe ndanë katër fëmijë së bashku. Dhe tani, pavarësisht se çifti po i japin fund martesës, thuhet se janë në një nivel shumë të mirë komunikimi, dhe reperi po kalon më shumë kohë me fëmijët.
“Kanye dhe Kim kanë komunikuar më mirë kohët e fundit…Ai po i sheh fëmijët edhe më shumë. Për shkak të kësaj, ata po kalojnë më shumë kohë së bashku. Më në fund ata janë në një vend të mirë.“, tha një burim për Hollywood Life ndërsa vuri në dukje rolin e Kris në përmirësimin e marrëdhënies së tyre.
“Kris me të vërtetë ndihmoi Kanye dhe Kim të komunikonin më shumë.“, tha burimi duke shtuar se kjo është diçka që ajo ka bërë me të gjitha vajzat e saj dhe baballarët e fëmijëve të tyre. /abcnews.al