Tabaku: Do “luftojmë” për rikthimin e “Becchettit”, PD jo fokusin te zgjatja e Vettingut

schedule20:15 - 20 Tetor, 2021

schedule 20:15 - 20 Tetor, 2021

Shtyrja e afatit të Vettingut sipas nënkryetares së Partisë Demokratike Jorida Tabaku nuk është prioriteti i parë i PD.

E ftuar në Radarin Informativ me Jonida Shehun në ABC, Tabaku tha se në fokus të PD janë amendamentet e saj, duke përmendur këtu 2 prej tyre Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Prioriteti i PD është reforma zgjedhore dhe territoriale”, tha Tabaku mes të tjerash.

E pyetur nëse do të ketë më shumë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës ashtu sikurse rekomandohej në raportin ne KE, Tabaku tha se për këtë qëllim i kanë hapur rrugë dhe Komisioneve Parlamentare, por nënvizoi se PS i ka bojkotuar. Këtu i  referohet mbledhjes së Komisionit Hetimor të 25 prillin, e cila ndonëse ishte caktuar për sot por nuk u zhvillua. Ndër të tjera duke folur për raportin e KE ajo cilësoi si një “damkë” patronazhistët.

“Unë e thashë që ne i hapëm rrugën 2 komisioneve parlamentare që kjo të ndodhë, parlamenti është arena që kjo të ndodhë. Kushtetuta ka nevojë për një reformë të plotë. Ne duhet të lëvizim nga fjalët e përgjithshme. Ne duhet të shohim faktet dhe punën. Shqipëria është në të njëjtat nivele arritjeje, dhe kjo jo për faj të opozitës. Fatin e  zgjedhjeve e ka certifikuar OSBE, te patronazhistëve të cilët do ta kenë këtë damkë për sa kohë përmenden edhe nga kryeministri. Të gjitha raportet e konsiderojnë si më të rëndën këtë të patronazhistëve. Shkrirja e shteti me partinë është një tjetër problem. Komisioni Hetimor për 25 prillin ka një barrë të rëndë, që bie mbi të dyja palët. Mazoxhoranca nuk shkoi në komision, këtë e kanë bërë dhe në komisione të tjera”, shtoi  Tabaku.

Ndonëse Kuvendi ka rrëzuar ngritjen e komisionit hetimor për “Beçhettin”, me 46 vota pro dhe 77 kundër, Tabaku tha se nuk do të dorëzohen pasi do të bëjnë gjithçka që të rikthejnë këtë çështje.

“Në fakt nën hetim janë edhe zgjedhjet, dhe ka një vendim të GJK që se pengon hetimin. Unë e shikoj çështjen Becchetti si një çështje shumë të ndjeshme ka lidhje mbi lirinë e medias, biznesit. Në raport të KE ishte cekur dhe sulmi ndaj medias, paketa antishpifje. Ne patëm 2 javë diskutime, qeveria përdori justifikime nga më të ndryshmet. Do përdorim çdo instrument në parlament për ta rigjallëruar kërkesën. Justifikimet e mazhorancës ishin pa bazë”, shtoi më tej. Be.k/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!