Nga Erblina Mile
Rekomandimet ekonomike të bëra ndaj Shqipërisë janë pothuajse të njëjtët me ato të një viti më parë.
Ekspertët theksojnë se më problematike është pjesa fiskale ku vihet theksi në rritjen e të ardhurave duke zgjeruar bazën e taksimit si dhe luftë ndaj evazionit dhe pastrimit të parave.
Bujqësia gjithashtu mbetet një ndër sektorët kyç për të cilin Bashkimi Europian ka një sërë kërksash.
Disa përmirësime në aspektin ekonomik në Shqipëri janë shënuar në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale, në infrastrukturën e sektorin energjitik apo në transport. Abcnews.al