Ish-piloti, Ken Morgan ishte njohur me bashkëshorten e tij, Shirley në një autobus të rrugës Gloucester-Cardiff në vitin 1956. Si pasojë, ai i bëri dhuratë bashkëshortes autobusin 2-katësh, ku ata ishin takuar për herë të parë.
Morgan pagoi 12 mijë paund për të blerë autobusin me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, të cilin e mbanin si koleksion në një muze autobusësh.
“Autobusi e çonte pas në kohë, në ditët kur ata ishin takuan për herë të parë”, u shpreh ai.
Në atë kohë, Morgan ishte 22 vjeç dhe kishte takuar bashkëshorten e tij, 18 vjeçe në udhëtimin 97 km me autobus, përpara se ta ftonte për takim. Më pas, tre vjet më vonë çifti ishte martuar./abcnews.al