Vajza stjuardesë në punë për Krishtlindje, babai në të gjitha fluturimet

schedule14:24 - 28 Dhjetor, 2018

schedule 14:24 - 28 Dhjetor, 2018

Meqënëse vajza e tij stjuardesë nuk kishte mundësi të kalonte Krishtlindjet në familje, një baba vendosi të prenotojë të gjitha fluturimet ku ajo ishte në shërbim, për të qëndruar pranë saj. Ngjarja ka ndodhur në Ditroit

Krishtlindjet janë një festë familjare, një rast për të qëndruar me të afërmit. Pirs Vogan, stjuardesë amerikane, këtë vit nuk arriti të merrte pushime për festa duke mos pasur mundësi të qëndrojë me prindërit e saj. Atëherë babai i saj vendosi të prenotojë të gjitha fluturimet ku vajza e tij ishte në shërbim, për të festuar me të.

Ngjarja u tregua në rrjetin social të Facebook nga një pasagjer që mori vesh historinë. Ai postoi fotografinë e stjuardesës me babain e saj të dy të qeshur, ndërsa brenda një kohe të shkurtër kanë qenë me mijëra ata që komentuan pozitivisht këtë ngjarje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!