Më ler të flas se unë nga fshati jam”, Korreshi shkakton të qeshura në Kuvend: “Kjo agjencia, si çorape leshi e veshur në verë”

schedule11:57 - 19 Tetor, 2021

schedule 11:57 - 19 Tetor, 2021

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshin në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ka kritikuar projektligjin për “Agjencinë për dialog dhe bashkëqeverisje”, që u prezantua sot nga ministrja Elisa Spiropali. Gjatë fjalës së tij, deputeti ironizoi projektligjin që qeveria kërkon ta kthejë në ligj, ndërsa iu drejtua me disa pyetja ministres.

Lexo edhe: “Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje”, Xhafaj: Ligji është i shkruar keq

“E di si më duket, si çorape leshi e veshur në behar që është grisur te gishti. Kjo agjenci ka shkelur ndonjë ligj? Ku është ajo hierarkia e ligjit. Si ka operuar? Ju deri tani thoni 43 mije, një shifër e tillë? Sa do të jetë ajo zgjidhja që ky ligj do të ketë konkretisht? Tjetër që kam shumë problem, për sa i përket konfliktit që krijon me gjykatën administrative? Doni ta hiqni gjykatën? Tek ligji propozoni që do marrë vërejtje, do t’i shkulim veshin, do i heqim ditën e punës, por ligji parashikon që veprimet dhe mosveprimet bëjnë shpërdorim detyre. Kjo agjenci ka çuar ndonjë port shpërdorim detyre gjatë këtyre viteve? Nuk ka ndonjë kryetar bashkie i emëruar nga ju që nuk e firmos këtë, por si do të jetë koordinimi me pushtetin vendor? I keni menduar këto? Ligji është vetëm perde pos s’ka dritare. Kësaj dritares çfarë do i bëjmë?” u shpreh ai.

Korreshi  hodhi dyshime gjithashtu nëse këta 25 punonjëstë agjencisë janë në gjendje të mbulojnë të gjithë sektorët.

Le të rrijë portal. Nuk zgjidhim dot asgjë. Pse të bëjmë ligjin? Po deshe e bëjmë dhe bashkëbisedim por është bashkëqeverisje. Meqë do të bashkëqeverisësh me mua… Më lër unë nga fshati jam tu them atyre.Keni ju stafin e duhur, ka patronazhistë që mbulojnë gjithë sektorët? Po ka jemi në rregull.”, tha Korreshi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!