Ministrja Elisa Sporopali ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve, projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”. Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj, i ka drejtuar disa pyetje ministres, ku mes të tjerash thekson faktin, që sipas tij ligji është i shkruar keq.
Xhafaj ka shprehur paqartësitë e tij për projektligjin, duke kërkuar më shumë sqarime nga ministrja.
“Ka qenë një hap i madh përpara në këto tetë vjet he kjo është një gjë pozitive. Por ligji nuk e ka qartësinë e nevojshme, por e komplikon. Projektligji në thelb ka qëllim të mirë dhe duhet mbështetur. Por ligji vetë shkon përtej, është i shkruar keq. Edhe relacioni është shumë i thatë, jo argumentues për qëllimet që ka pasur nisma vetë. Spiropali bëri një prezantim të mirë dhe sqaroi disa momente të rëndësishme. Por unë ende kam disa paqartësi dhe dua të shtroj disa pyetje.
Relacioni flet për riorganizim të agjenciosë. Cili është statusi aktual i agjencisë? Cilat janë disa nga arritjet dhe problematikat e konstatuara të kësaj strukture? Cilat janë arsyet pra që ndikojnë këto për ta ngritur në forcën e ligjit? Sa qytetarë i janë drejtuar kësaj agjencie në këto vite?
Agjencia e sjell në këtë nuk arrijmë ta kuptojmë çfarë statusi dhe pozicioni ka në strukturën e administratës shtetërore. Ky hyn agjencia, është institucion varësie apo autonome? Nuk e kuptoj zonja ministre pse duhet të ketë flamur dhe stemë kjo agjenci. Mbrojtja e të dhënave si do të garantohet? A ka nevojë në këtë ligj apo duhet t’i referohemi ligjeve të tjera. Në cilin ligj nuk kuptoj cili 2është roli i sekretarit të përgjithshëm,” ka thënë Xhafaj ndër të tjera. g.v/abcnews.al