Partia Demokratike ka kërkuar rikthimin e Komunave. Në amendamentin për Reformën Territoriale, për ndryshimet kushtetuese, propozon që të rikthehen Komunat dhe kërkon që të ketë një ndarje, midis zonave urbane dhe rurale.
Sipas PD-së, me këtë ndarje, Bashkitë do të administrojnë zonat urbane, ndërsa komunat të përfshijnë territoret kryesisht rurale.
“1. Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes vendore rregullohen me ligj.
3. Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Komunat përfshijnë vetëm territore rurale, ndërsa bashkitë përfshijnë kryesisht territore urbane dhe vetëm pjesërisht territore rurale. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisese, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore”, thuhet në amendamention e PD-së
Kujtojmë se Partia Demokratike në diskursin e saj politik ka hedhur akuza se ndarja aktuale territorial, favorizion socialistët dhe kjo ka bërë që ata të propozojnë rikthimin e vjetër të ndarjes territoriale./abcnews.al/