Si do të performojnë konkurentët në “T’ka mami yll”? Albi Nako tregon formulën e kësaj jave

schedule20:13 - 18 Tetor, 2021

schedule 20:13 - 18 Tetor, 2021

Ka përfunduar të shtunën nata e parë live e dance reality show “T’ka mami yll”. Skuadra e kuqe dhe blu janë përballur me njëra-tjetrën, ku kjo e fundit nuk ka arritur të fitojë.

Si pasojë është skualifikuar një prej konkurentëve të saj, konkretisht Orkidea. Pikërisht ditën e sotme, pjesëtarët e blusë janë pyetur nga koreografi Albi Nako, nëse ishin dakort me këtë eleminim dhe kanë deklaruar në mënyrë unanime po.

Sakaq, ai ka bërë me dije se si do të kërcehet këtë javë, duke treguar se fëmijët do të performojnë në çift, pra një anëtarë nga skuadra blu dhe një nga e kuqja.

Madje, Albi i ka lënë në liri të plotë fëmijët të vendosin se me cilën nga kolegët do të kërcejnë dhe secili nuk ka nguruar të bëjë zgjedhjen e tij.

“Në lidhje me këtë javë që vjen, i kemi sfidat dyshe. Ideja e sfidës dyshe është që do të kërceni në çift. Do jetë duet, çift, koreografi e përcaktuar”, tha ndër të tjera kryetari i jurisë në “T’ka mami yll”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!