Veliaj padit në gjykatë Bashën dhe Tabakun për shpifje

schedule13:40 - 27 Dhjetor, 2018

schedule 13:40 - 27 Dhjetor, 2018

Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku janë paditur në gjykatë  nga Erjon Veliaj për shpifje për akuzat e bëra lidhur me devijimin e rrjedhës së Lanës dhe projektit të Unazës së Re. Po ashtu te dy jane paditur edhe per shkelje me lejet e ndërtimit që i kanë dhënë vetes gjatë kohës kur ushtronin funksionin e kryetarit dhe nënkryetares në Bashkinë e Tiranës.

Burime nga Bashkia e Tiranës thanë se Veliaj i cilëson akuzat ndaj tij tërësisht të pavërteta dhe pa asnjë provë. Në bazë të padisë së bërë, kryebashkiaku Veliaj kërkon detyrimin që të paditurit të shpërblejnë dëmin jo pasuror shkaktuar ndaj tij me deklaratat publike të ditëve të fundit, në shumën 100 mijë lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

Bashkia e Tiranës i ka përgënjeshtruar disa herë deklaratat e bera nga Basha e Tabaku lidhur me projektin në fjalë, duke theksuar se nuk ka miratuar asnjë leje ndërtimi në atë zone per subjektin Edmond Bego. Veliaj thekson se projekti i pretenduar, nuk është pjesë e projektit të unazës së madhe, por pjesë e zgjatimit të lumit të Lanës.

Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se lekët që do të fitojë nga çdo vendim që gjykatat do të japin kundër shpifjeve publike, do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave etj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!