Princi William është i vendosur të “gjejë zgjidhjet për të riparuar planetin”. Princi u bëri thirrje të rinjve të vazhdojnë të kërkojnë ndryshim dhe të mos e humbin shpresën gjatë ceremonisë së Çmimit Earthshot në Londër të Dielën.
William, të cilit iu bashkua gruaja e tij në ngjarjen ku të pranish ishin dhe yje, tha gjatë ceremonisë: “Unë dua t’u them diçka të gjithë të rinjve. Për një kohë të gjatë, ne nuk kemi bërë sa duhet për të mbrojtur planetin për të ardhmen tuaj…Në 10 vitet e ardhshme ne do të veprojmë.
Ne do të gjejmë zgjidhjet për të riparuar planetin tonë. Ju lutemi vazhdoni të mësoni, vazhdoni të kërkoni ndryshime dhe mos e humbni shpresën. Ne do t’i përballojmë këto sfida.”
Çmimiet Earthot janë një iniciativë e vetë mbretërorit, një program ambicioz mjedisor që synon gjetjen e ideve dhe teknologjive të reja në të gjithë botën për të trajtuar krizën klimatike dhe sfidat më urgjente të Tokës. /abcnews.al


