Të mëdhenj dhe të vegjël. Një pjesë e qytetarëve të Lezhës të trembur nga lëkundjet sizmike të tërmetit dolën në rrugë. Por fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar apo dëme nga goditja 4.5 e shkallës Rihter që u regjistrua mbrëmjen e sotme.
Në pamjet e gazetarit të “ABC”-së Gjergj Figuri në rrugët e qytetit shfaqen grupe-grupe disa qytetarë që kanë dalë nga banesat si pasojë e frikës nga lëkundje të tjera që mund të ketë. Por pas disa minutash janë rikthyer sërish brenda. Tërmeti nuk mund të parashikohet./ Abcnews.al