Djali prej 22 vitesh invalid, familja Muhametaj në Fier denoncon ndërprejen e pagesës së kujdestarisë

schedule17:40 - 17 Tetor, 2021

schedule 17:40 - 17 Tetor, 2021

Nga Valbona Davidhi

Alvaro Muhametaj nga fshati Sheq Marinëz I Fierit në vitin 1999 kur ishte 10 vjeç u aksidentua. 6 muaj qëndroi në koma. Mbeti invalid. Mjekët shqiparë dhe ata italianë nuk I dhanë shpresa se mund të rikuperohej.

Pas gjëndjes së komës I bëra skaner me para më ndihmoi një kishë italiane. Më thane që do më ndihonin për ti bërë operacion. Më pas shkova me skaf në Itali çova dokumentet në Itali dhe më tha doktori që nuk kanë ç’ti bëjnë. Mi kanë prerë shpresat djali s’mund të rregullohet”, ka thënë babai i tij, Vladimir Muhametaj

Alvaro do të mbetet invalid për gjithë jetën.

Nuk ushqehet dot, për të ecur ka nevojë për ndihmë, shumë pak hapa mund të hedhë vetë.

Nuk ha dot, nuk lahem dot, nuk vishem dot”, ka thënë ai.

Kjo familje së fundmi nuk ka më asnjë mundësi për tu ushqyer. Paratë e kempitiI shpenzojnë për ilaçe. Me ato të kujdestarisë që merret e ëma e Alvaros ushqeheshin. Prej janarit të këtij viti shërbimi social në Fier nuk u jep më 10 mijë lekëshin e kujdestarisë.

“Kam 22 vjet që jam kujdestarja e çunit”, ka thënë ajo.

“Ndonjë here punoj me ditë se në punë s’më marrin se 65 vjeç, jam në prag pensioni. Gruaja nuk punon dot se është në shërbim të djalit. Nga shteti kërkoj që të paguhet ajo që I shërben si më parë, ai nuk I shërben dot vetes. Pagesa është hequr padrejtësisht.”

32  vjeçarin nuk mund ta lënë vetëm në asnjë moment. Nëna është e detyruar ta marrë kudo me vete dhe e ka të pamundur të punojë.

“ Do laj rrobat se le dot vetëm brenda çunin. Mos lëviz që aty Alvaro sa të laj këto”, ka thënë ajo.

ABC pyeti Shërbimin Social në Fier dhe mësoi se mjekët e komisionit të kempit i kanë ndryshuar Alvaros shkallën e paaftësisë. Ata vlerësuan se 32 vjeçari nuk ka nevojë për kujdestare ndaj I hoqën të ëmës pagesën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!