Në shumë zona këto ditë ka patur probleme me energjinë elektrike dhe për këtë Drejtori i OSHEE Ardian Çela nga Durrësi doli para gazetarëve. Ai tha se janë qindra punonjës që po merrem me defektet dhe ka garantuar furnizim të rregullt me energji elektrike.
1500 vetë janë në terren duke punuar për të garantuar furnizim pa ndërprerje të energjisë elektrike, deklaroi Drejtori i përgjithshëm i OSHEE.
Ardian Çela është shprehur se ka një plan të hartuar për festat e fundvitit, i cili po ndiqet me rigorozitet, ndërsa në lidhje me problemet që kanë ndodhur në vigjilje të Krishtlindjes në qytetin e Korçës, ai tha se ato janë defekte që ndodhin një herë në shumë vjet.
Ardian Çela drejtor i OSHEE: “Deri tani situata është nën kontroll. Kemi pasur një defekt të rëndë në Korçë, në prag të Krishtlindjeve, por është nga ato defekte që ndodh një herë në disa vite. Punonjësit janë për t’u përshëndetur sepse do të riparohet në mbi 48 orë, kanë opunuar në temperatura të ulëta dhe punë dy -3 orësh do riparohet dhe fshtrave nuk iu ndërpre energjia”.
Kreu i OSHEE Çela ka qenë i pranishëm së bashku me kryetarin e bashkisë Durrës Vangjush Dako në qendrën e zhvillimit rezidencial në Durrës. Aty shpërdanë dhurata për fëmijët me rastin e festave të fundvitit. /abcnews.al