KAVAJË – Pushimet në Shqipëri janë kthyer në një tragjedi për 4 turistë nga Rusia. Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, kanë gjetur vdekjen në një nga dhomat e saunas të hotel “Gloria” në Qerret të Kavajës. Raportohet se dy burrat dhe dy gratë kanë humbur jetën si pasojë e saunas, megjithatë po punohet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarje të rëndë.
ABC ka siguruar edhe pamjet nga hotel “Gloria” ku vetëm pak kohë më parë u gjetën te vdekur 4 rusët. Burime për ABC bëjnë me dije se 4 turistët kishin ardhur prej një javë në Shqipëri për pushime. Ata ishin pjesë e një grupi të madh turistësh rus. Kanë qenë pikërisht pjesa tjetër e grupit që kanë vërejtur mungesën e tyre dhe pas kërkimeve i kanë gjetur të vdekur në dhomën e saunas të hotelit ku ishin akomoduar.
Informacioni paraprak i policisë: Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavajë, në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. B, 60 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Por çfarë janë Saunat?
Saunat janë dhoma të vogla që nxehen në temperatura midis 150 ° F dhe 195 ° F (65 ° C deri 90 ° C). … Saunat gjithashtu mund të përfshijnë shkëmbinj ose gurë (si pjesë e elementit të tyre të ngrohjes) që thithin dhe lëshojnë nxehtësi. Uji mund të derdhet mbi këto shkëmbinj për të krijuar avull. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të saunave.
Sipas një rishikimi sistematik të vitit 2018, shenjat dhe simptomat negative të përdorimit të saunës përfshijnë:
siklet të butë deri të moderuar të nxehtësisë.
presion i ulët i gjakut (hipotension)
marrje mendësh
dhimbje kalimtare në këmbë
acarim i rrugëve të frymëmarrjes
etj..
/abcnews.al/