Studentët i janë drejtuar Kryeministrit edhe në ditën e krishtlindjeve, përmes rrjeteve sociale, ku i kanë lënë dy dhurata poshtë pemës së stolisur. Pas kartolinave ku përsëritën kërkesat e tyre,
Studentët u kujtuan për shefin e qeverisë Edi Rama edhe për ditë Krishtlindjesh.
Jo një, por dy dhurata menduan t’i drejtojnë kryeministrit Rama studentët, të shpërndarë për festat e fundvitit, për të rifilluar protestat vitin e ardhshëm. “Të kemi bërë dhuratë një palë pantallona që të jesh më serioz dhe Kushtetutën e vendit që ta respektosh”, shkruajnë studentët në rrjetet sociale, ku kanë shpërndarë edhe fotografi me dhuratat për Ramën, në shkallët e godinës kryeministrore./abcnews.al